Kontabilitet & evidenca
Regjistrimi i blerjeve dhe shitjeve, barazimet bankare, arka dhe evidenca e aseteve. Dokumentacion i strukturuar për biznesin tuaj.
Diskutoni këtë shërbim ↗Kontabilitet, tatime dhe këshillim financiar për bizneset në Kosovë. Ne kujdesemi për shifrat, që ju të përqendroheni te zhvillimi i biznesit tuaj.
Saktësi në punë. Përkushtim në bashkëpunim. Konfidencialitet në çdo hap.
Mbështetje për detyrimet dhe vendimet tuaja.
Nga dokumentet e përditshme te raportet për menaxhmentin, shërbimet tona përshtaten me aktivitetin dhe nevojat e biznesit tuaj.
Regjistrimi i blerjeve dhe shitjeve, barazimet bankare, arka dhe evidenca e aseteve. Dokumentacion i strukturuar për biznesin tuaj.
Diskutoni këtë shërbim ↗Përgatitja e deklarimeve të TVSH-së dhe tatimit në të ardhura, sipas detyrimeve të biznesit. Organizim dhe përcjellje e afateve.
Diskutoni këtë shërbim ↗Përllogaritja e pagave, përgatitja e listave të pagesave dhe deklarimi i tatimit në paga e kontributeve pensionale.
Diskutoni këtë shërbim ↗Pasqyra financiare dhe raporte të të ardhurave, shpenzimeve e rezultateve. Shifra të kuptueshme për vendimet e menaxhmentit.
Diskutoni këtë shërbim ↗Analizë e kostove, planifikim i rrjedhës së parasë dhe mbështetje në vlerësimin e performancës financiare të biznesit.
Diskutoni këtë shërbim ↗Përgatitja dhe sistemimi i dokumentacionit kontabël, barazimeve dhe evidencave të kërkuara gjatë procesit të auditimit.
Diskutoni këtë shërbim ↗Themelues · Kontabilist i certifikuar
Ekspert financiar i licencuar
IT & Vlerësues i licencuar i bizneseve
Licencë e marrë pranë Odës Ekonomike të Kosovës (OEK)
ODA FINANCE LLC është kompani e shërbimeve të kontabilitetit dhe këshillimit financiar, me bazë në Mitrovicë. Në themel të saj qëndron përvoja e ekipit në administratën tatimore dhe në financat e bizneseve private, me synimin që çdo klient të ketë një partner të besueshëm për financat e tij.
Ekipi ynë përfshin profesionistë me përvojë të mëparshme pune në Administratën Tatimore të Kosovës (ATK). Kjo përvojë sjell njohje praktike të procedurave tatimore, kërkesave të dokumentacionit dhe rëndësisë së përmbushjes së detyrimeve.
Kompania drejtohet nga Krenar Rrecaj, me mbi 10 vjet përvojë në kontabilitet dhe financa dhe angazhim në menaxhimin financiar të kompanive të mëdha. Puna me veprimtari dhe procese të ndryshme biznesi na ndihmon të kuptojmë sfidat e përditshme të pronarëve dhe menaxherëve: nga kontrolli i kostove dhe rrjedha e parasë, deri te raportimi financiar.
Këtë përvojë e vëmë në shërbim të biznesit tuaj përmes evidencave të sakta, komunikimit të qartë dhe këshillimit të përshtatur me aktivitetin tuaj. Për ne, bashkëpunimi ndërtohet me përgjegjësi, konfidencialitet dhe besim afatgjatë.
Përcaktojmë që në fillim shërbimet, përgjegjësitë dhe mënyrën e komunikimit.
Diskutojmë aktivitetin, gjendjen e dokumentacionit dhe mbështetjen që ju nevojitet.
Përgatisim ofertën sipas nevojave, vëllimit të punës dhe detyrimeve të biznesit tuaj.
Pajtohemi për dorëzimin e dokumenteve, afatet dhe raportet që do të merrni.
Keni kontabilist aktualisht? Na kontaktoni për të diskutuar organizimin e kalimit dhe dokumentet e nevojshme.
Oferta përgatitet individualisht, sipas aktivitetit, numrit të dokumenteve, punonjësve dhe shërbimeve që ju nevojiten. Na jepni disa të dhëna për biznesin tuaj për të diskutuar ofertën.
Po. Gjatë fillimit të bashkëpunimit përcaktojmë mënyrën e dorëzimit të dokumenteve në formë elektronike dhe afatet përkatëse.
Shërbimet mund të përfshijnë kontabilitetin, deklarimet tatimore, pagat dhe raportimin financiar. Fushëveprimi përcaktohet në marrëveshjen tonë, sipas nevojave të biznesit tuaj.
Fillimisht na tregoni llojin e aktivitetit, shërbimet që kërkoni dhe nëse keni kontabilitet ekzistues. Pas bisedës, ju udhëzojmë për dokumentacionin e nevojshëm.
Na tregoni çfarë ju nevojitet. Bashkë përcaktojmë shërbimin që i përshtatet biznesit tuaj.
Rr. Avni Shabani p.n. · Kullat e Lates
Pranë shkollës “Eqrem Çabej”
40000 Mitrovicë, Kosovë